Data : 12 12 2017
KryeTitujt :

Përdhunimet në Nartë, të moshuarat flenë me armë te koka

 

vlore-pamje-nga-narta

Rrëfimi i 71-vjeçares: Kemi frikë në shtëpitë tona.

Tre muaj pas denoncimit publik të banorëve të Nartës për përdhunimin gjatë natës së të moshuarave që jetojnë të vetme nga persona ende të paidentifikuar, jeta në fshat është e nderë.  Prania e policisë ka zbehur disi frikën, por gjatë natës ajo rikthehet sërish. Banorët, por dhe vetë kryeplaku i fshatit Nartë, Nasho Zoica thotë se një pjesë e të moshuarave rrinë me çifte te koka për t’u mbrojtur, nga grabitësit apo dhunuesit e mbetur të paidentifikuar. Gratë e moshuara që jetojnë të vetme pas emigrimit apo humbjes së njerëzve të afërt, thonë se derisa të kapet autori, ato nuk do të flenë të qeta në banesat e tyre. L.I., 71 vjeçe, rrëfen se bashkë me bashkëfshataret e saj kanë biseduar shpesh rreth këtij shqetësimi. Madje, e moshuara që u bë shënjestër së fundmi, por fatmirësisht i shpëtoi dhunimit seksual, e për rrjedhojë u bë edhe sebep për protestë masive të të gjithë fshatit, i ka rrëfyer asaj tmerrin që kishte përjetuar natën e ngjarjes. E moshuara pohoi për “Panoramën” se ende rrinë me frikë në banesat e tyre.

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :