Data : 24 05 2018
KryeTitujt :

PD: Trëndafili i PS u zëvendësua me thesin e Koços. Shqiptarët do t’i thonë ‘jo’ këtij modeli

laura-vorpsi-300x225

TIRANË- Partia Demokratike ka vijuar edhe sot akuzat e saj në adresë të kreut të PS-së dhe favoreve me tendera që sipas saj, Rama i ka bërë Kokëdhimës, zgjedhur kandidat për deputet në Vlorë.

Përmes një deklarate për mediat, zëdhënësja e PD-së, Laura Vorpsi ka deklaruar se shqiptarët më 23 qershor do t’i thonë jo këtij modeli, ashtu si bëri Tirana, në zgjedhjet e fundit.

“Shqiptarët e kanë ditur, por tashmë gjithmonë e më shumë se modeli Rama-Kokëdhima është modeli i vjedhjes së taksave. Trëndafili i PS-së, është zëvendësuar tashmë me thesin e Kocos”- ka thënë ajo.

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :