Data : 20 09 2018
KryeTitujt :

PD hap fushatën. Berisha: Garantojmë statusin e ‘Shqipëria vend i zhvilluar’. Rama, si Nastradini

PD-300x176

Partia Demokratike hapi fushatën 10 ditë përpara hyrjes zyrtare në fushatë elektorale.

Me mijëra njerez populluan sheshin “Nënë Tereza”.

Në fjalën e tij, kreu i qeverisë premtoi se për katër vitet që vijnë koalicioni i djathtë garanton  marrjen e statusit kandidat, hapjen e negociatave dhe “Shqipëria vend i zhvilluar” Ai e konsideroi 23 qershorin si ditën e gjykimit historik të qytetarëve, ditën e gjykimit të madh, pasi, tek kutitë e votimit përballen dy filozofi, dy qëndrime.

Pjesë nga fjala e kryeministrit, Sali Berisha: Një nderim të madh për ju vajzat dhe djemte, gratë dhe burrat e Tiranës që jeni sot në këtë shesh për të çelur së bashku fushatën e zgjedhjeve të 23 qershorit në Tiranën blu, në Tiranën e vlerave, në Tiranën, zemrën e kombit, trurin e tij. Kam nderin që të paraqes para jush ekipin e parlamentarëve të ardhshëm të koalicionit më të gjerë në historinë politike të pluralizmit shqiptarë.

Jam sot këtu për tu zotuar, se asnjëri nga këto gra dhe burra që qëndrojnë para jush nuk janë deputetë të partisë, por janë deputetë të qytetarit, të qytetarëve të Tiranës dhe Shqipërisë. Për ne në çdo kohë, në çdo stinë, i pari është qytetari, interesat, aspirata, idealet dhe problemet e tij.

Zgjedhjet janë për çdo qytetarë shqiptarë zgjedhja e madhe për vitet që vijnë.  Më 23 qershor qytetarët shqiptarë, të Tiranës, janë të ftuar të vendosin për alternativën, modelin e vokacionit të tyre perëndimor. Gjithçka kemi realizuar të madhe në jetën tonë, për veten, për fëmijët tanë, për familjet për kombin kanë qenë rezultat të përjekjeve mbinjerëzore të shqiptarëve.

23 qershori është dita e gjykimit tuaj historik, e gjykimit tuaj të madh. Tek kutitë e votimit përballen dy filozofi, dy qendrime. Qëndrimi ynë, i cili ka në thelb, i cili synon  lirinë tuaj, besim të pakufishëm tek iniciativa juaj e lirë, tek pasuria e saj. Ne besojmë se gjithçka ka arritur Shqipëria këto 20 vite, ka patur ju, arkitektët e vërtetë, liritë tuaja dhe ne qeveritarët, deputetët, zyrtarët s’kemi bërë asgjë, vetem kemi vendosur sesi ti zgjerojmë ato.

Alternativa tjetër është ajo e cila kërkon të bëjë Shqipërinë të punojë për qeverinë. Alternativa e besimit tek diktati shtetëror tek diktati qeveritar, e taksave të larta, e ngushtimit të hapësirave të iniciativës së lirë. Në 20 vite në çdo rrethanë ne kemi mbrojtur para jush parimet që besojmë, çfarë bën tjetri, sa qeverisi Tiranë, trefishoi taksat. Tani kalon nga një qytete në një tjetër, si hije e Nastradinit dhe thotë që do heqim taksat.  Ajo eshte alternativa e shkatërrimit të vendeve të punës, largimit të investitorëve.

Katër vitet që vijnë Shqipëria do të kapë nivelet e vendit të zhvilluar. Ne garantojmë statusin, hapjen e negociatave. Ne do të bëjmë gjithçka për një jetë më të mirë për çdo shqiptarë.

Jorida Tabaku: Ka shumë për të bërë, dhe ne do ta bëjmë. Ne nuk do të pushojmë derisa çdo shqiptar të ketë një vend pune. Do të heqim pagat për çdo biznes për tre vitet e para për çdo të ri. Sot nisim fitoren në të gjithë Shqipërinë, tha Tabaku.

Halim Kosova: Është privilegje dhe përgjegjësi e madhe të jem me ju. Përgjegjësi humane, profesionale dhe politike. Sot jam këtu me ish pedagogun tim të shquar Berishën. Tranformimet që ka bërë PD ia kalojnë shumëfish atë që mund të bëjë një mjek i vetëm, jo vetëm për nënat por për të gjithë qytetarët. Është krenari për mua të rradhitem me doktor Berishën.  Shumë nga ju nuk i shohin frutet e plota të transformimeve drejt Evropës. Unë ju siguroj se ndryshimet që ka bërë PD janë edhe konceptuale. Do ta kthejmë shëndetësinë në shërbim të plotë të qytetarëve. Do të keni përkrahjen time maksimale ndaj kërkesave dhe pakënaqësive që do të keni për sistemin shëndetësor.

Majlinda Bregu: ne kemi arsye për të gëzuar siç dimë ne fitoren tonë më 23 qershor. Ne do të jemi bashkë për ti thënë jo bllokuesit jo shkatërrimit. Ti je shkatërruesi, Sali Berisha është ndërtuesi i këtij vendi. Ti je antishqiptari, ke bllokuar Shqipërinë për tre vjet. Sali Berisha është shqiptari, kudo, në të gjitha trojet shqiptare. Sot ju keni 213 arsye dhe 3 vjet që ti kërkoni Ramës llogari pse nuk na la të shkojmë atje ku e meritojmë.

TIRANA
Sali Berisha
Myuqerem Tafaj
Majlinda Bregu
Halim Kosova
Florjon Mima
Gerti Bogdani
Dashamir Shehi
Jorida Tabaku
Edi Paloka
Keltis Kruja
Kastriot Islami
Asllan Dogjani
Visar Zhiti
Arben Qirjako
Gent Deliallisi
Tritan Shehu
Ilir Rusmali
Jemin Gjana
Lajla Përnaska
Gazmend Dibra
Kreshnik Çollaku
Rajmonda Bulku
Kreuza Leka
Shkelqim Hoxha
Fetah Hasani
Ervin Minarolli
Elvana Hana
Grida Duma
Ivi Kaso
Andia Pustina
Sahit Dollapi

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :