Data : 14 11 2018
KryeTitujt :

Pashkët e varfra në Greqi

Pashket

Ndryshe nga vitet e kaluara, atmosfera ne rruget e Greqise ne prag te pashkeve ortodokse, kete vit eshte shume e vaket. Kjo pasi greket po perjetojne per te gjashtin vit radhazi recesionin ekonomik, e kjo ndjehet menjehere ne rrugët e Athines, por edhe ne qytete te tjera. Festivali i pashkeve katolike ka qene nje nga ngjarjet me te medha ne Greqi, por prej 2 vjetesh nuk zhvillohet me. Besimtaret kane kryer ritualin e vizites ne kishe, por shpenzimet per kete feste nuk jane me ato te dikurshmet. Pashket ortodokse te se dieles i jap fund 40 diteve te kreshmës dhe ne Greqi ato festohen masivisht, sidomos me dreka familjare, por pakenaqesia popullore nga gjendja e perkeqesuar ekonomike dhe papunesia ne nivele alarmante, ka prekur edhe kete feste kombetare. Shitesit jane ata, qe e ndjejne me shume efektin e krizes. “Çmimet jane te uleta dhe cilesia ne treg eshte vertet e shkëlqyer. Por pavaresisht kesaj, njerzit nuk blejne shume, te pakten jo si me pare, kur ne raste festash gjithçka mbaronte brenda 2-3 oreve”.  Pavarësisht krizes, greket kane vendosur t’i festojne pashket, qofte edhe duke ndezur nje qiri ne kishe apo duke shpërndare vezët e kuqe tradicionale.

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :