Data : 15 11 2018
KryeTitujt :

Pashaj jep dorëheqjen nga AK: Spahiu nuk do më përdorë emrin

myslym-pashaj-300x230

Ish-sekretari i AK: Kemi bërë pakt për të mos folur. 

Myslym Pashaj ka dhënë dje zyrtarisht dorëheqjen nga posti i sekretarit të Përgjithshëm që mbante prej një viti në Partinë Aleanca Kuqezi, e drejtuar nga Kreshnik Spahiu. I kontaktuar nga “Panorama”, kolonel Pashaj e konfirmoi dorëheqjen, të cilën e ka bërë zyrtare edhe përpara Sekretariatit të Aleancës Kuqezi, i mbledhur dje paradite. Pashaj nuk ka dashur të japë shpjegime për këtë largim nga Aleanca Kuqezi, duke thënë se nuk donte që të dëmtonte partinë në këtë periudhë fushate me deklaratat e tij. “Kam dhënë dorëheqjen sot nga posti i sekretarit të Përgjithshëm të AKsë dhe dorëheqja ime është pranuar nga Kryesia e Aleancës Kuqezi. Dorëheqja ka arsye, por ne kemi vendosur me Aleancën dhe me kryetarin Kreshnik Spahiu që nuk është periudhë e papërshtatshme për të folur, për shkak të zgjedhjeve”. Pashaj ka mohuar që dorëheqja e tij të ketë lidhje me përfshirjen e tij në listën e kandidatëve për deputetë e hartuar nga Kreshnik Spahiu.

“Jo, dorëheqja nuk ka lidhje me përfshirjen time në listat e kandidatëve për deputetë të Aleancës Kuqezi, por për këtë çështje do të flas më vonë”, u shpreh ish-sekretari i Përgjithshën i AK-së. Ai tha më tej se ka rënë dakord me kreun e Aleancës Kuqezi, Kreshnik Spahiu, që ky i fundit të mos përdorë më emrin e tij gjatë tubimeve elektorale, siç ndodhi në mitingun e Fierit.

Pashaj tha se ka reaguar për përdorimin e emrit të tij me anë të një shkrimi dy ditë më parë, ku thuhej se: “Mos Kreshnik, se të mallkon patriotizmi im! Unë isha në Fier te bashkësia jote idealiste, por jo tek ti. Po ç’mund të jetë vallë ajo histeri?”, shkruante Myslym Pashaj për kreun e AK-së, i cili sipas tij shiti idealet dhe kauzën mbi të cilat Aleanca Kuqezi u ngrit.

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :