Data : 20 05 2018
KryeTitujt :

Pandeli Majko çel fushatën me një gjest bamirësie

 5191e90e883b3
Ish-kryeministri dhe kandidati që kryeson listën e Partisë Socialiste në kryeqytet, Pandeli Majko, nisi dje fushatën e Njësinë numër 5 me një gjest simbolik për të ndihmuar një vogëlushe 2 vjeçare, e cila është e prekur nga një tumor. Me vajzën e vogël Mejsi në krahë, deputeti socialist i bëri thirrje të gjithë mbështetësve dhe anëtarëve të njësisë nr. 5 që të kontribuojnë. Majko ka kërkuar që përmes kësaj ndihme t’i jepet mundësi vogëlushes që të shtrohet në spitalin në Gjermani ku do t’i nënshtrohet edhe ndërhyrjes.  Për të ndihmuar Mejsin e vogël është hapur edhe një numër llogarie.

Historia e dhimbshme nisi para 1 viti kur pas ekzaminimeve prindërit mësuan për fatin e keq të vajzës. Mejsi është e prekur nga një tumor i rrallë që rrezikon t’i marrë shikimin dhe më pas edhe jetën. Familja Xhaxhaj thotë se shpëtimi i vajzës së tyre është i mundur vetëm nga një operacion i specializuar në Gjermani.  Familja jep këtë numër kontakti për ndihmë për këdo që ka mundësi të kontribuojë. Nr. kontakti 0693737533.

Ish-kryeministri  i disa qeverive socialiste, Pandeli Majko, kryeson listat e Partisë Socialiste për Tiranë, ndërkohë që do të mbulojë në mënyrë të veçantë Njësinë nr.5, e cila është më e madhja. Ai ndihmohet edhe nga kandidatët Blerina Gjylameti dhe Afrim Qëndro.

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :