Data : 20 05 2018
KryeTitujt :

Obama: Korea e Veriut dështoi përsëri

> on May 7, 2013 in Washington, DC.

Presidenti i  Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama deklaroi se Korea e Veriut dështoi sërish, ndërsa kërcënimet e saj bërthamore kontribuan vetëm për të izoluar edhe më shumë vendin e konsideruar prej tij si më të izoluarin e botës. 

Në një takim në Uashington me presidenten e Koresë së Jugut, Park Guen-hye, Obama gjithashtu theksoi se SHBA do të jenë të vendosura për t’iu përgjigjur me vendosmëri çdo provokimi që Peniani mund të bëjë në të ardhmen.

“Nëse Peniani mendoi se kërcënimet bërthamore do të përçanin miqësinë midis Koresë së Jugur e SHBA-së apo se do të kontribuonin që Veriut të fitonte më shumë respekt ndërkombëtar, sot është prova që ata përsëri dështuan”, deklaroi Obama, gjatë një konference të përbashkët për shtyp.


“SHBA dhe Korea e Jugut janë më të bashkuara se kurrë, ndërsa Korea e Veriut, anasjelltas, është më e izoluar se kurrë”.

“Ne jemi tërësisht të përgatitur për të mbrojtur veten dhe çdo aleat nga çdo kërcënim, ndërsa asnjë kërcënim, nuk do të shërbejë asnjëherë për të fituar çfarë do lloj koncensioni”, shtoi Obama.

Në fjalën e saj, Guen-hye zbuloi se Korea e Jugut ndihet e përgatitur për luftë dhe se ka vendosur që t’i përgjigjet me vendosmërinë më të madhe ushtarake, edhe kërcënimit më të vogël.

Deklaratat e dy liderve erdhën ndërsa Korea e Veriut vendosi që të zhvendoste një bazë raketash nga brigjet e saj lindore, nga ku kërcënonte Japoninë, fqinjët jugorë dhe bazat amerikane në Japoni, një shenjë e qartë e fillimit të një tërheqje taktike nga ana e diktatorit Kim Jong-un.

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :