Data : 21 07 2018
KryeTitujt :

Obama: K. Veriore s’mund të provokojë e të kërkojë lëshime

Obama-fjalim

Presidenti amerikan, Barack Obama, është takuar me presidenten e Koresë Jugore, Park Geun-hye, ndërsa pas takimit në konferencën për shtyp, theksoi se aksionet provokuese të Koresë Veriore, nuk do ta detyrojnë komunitetin ndërkombëtar që të bëjë lëshime. Zoti Obama tha se kërcënimet aktuale të Koresë Veriore kanë “dështuar përsëri” për ta përçarë partneritetin ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Koresë Jugore. Ai tha se Koreja Veriore nuk ka fituar asgjë nga provat aktuale bërthamore dhe raketore. Para takimit Obama – Park, Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se Koreja Veriore i ka tërhequr prapa raketat balistike me rreze të mesme veprimi, që i kishte vendosur më parë. Megjithatë, Barack Obama ka paralajmëruar se nuk ka shenja se Pheniani është i përgatitur për të lëvizur në drejtim paqësor.

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :