Data : 21 07 2018
KryeTitujt :

Obama dhe Cameron i kërkojnë Rusisë të ndryshojë qëndrim ndaj Sirisë

67729

UASHINGTON - Presidenti amerikan, Barack Obama dhe kryeministri britanik, David Cameron kanë vendosur të “rrisin presionin” ndaj Assadit dhe të nxisin Moskën të ndryshojë qëndrimin e saj ndaj çështjes siriane.
“Së bashku ne do të vazhdojmë përpjekjet tona për të rritur presionin ndaj regjimit, për t’u siguruar ndihmë humanitare sirianëve, të përforcojmë opozitën dhe të përgatitemi për një Siri demokratike pa Bashar al-Assadin”, deklaroi Obama në një konferencë shtypi.
Tri ditë pas takimit me presidentin rus Vladimir Putin, Cameron u shpreh se “historia e Sirisë është duke u shkruar me gjakun e popullit të saj dhe kjo po ndodh para syve tanë”.
Kryeministri, pas një takimi me Obamën në Shtëpinë e Bardhë, vuri në dukje se Rusia dhe SHBA-ja kishin rënë dakord javën e kaluar për rifillimin e procesit të mbiquajtur “Gjeneva” për një tranzicion politik në Siri, me shpresë për të organizuar një konferencë ndërkombëtare për këtë çështje.

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :