Data : 15 07 2018
KryeTitujt :

Një amerikane në krye të vëzhguesve të ODIHR

8137-300x199

Zeri i Amerikes ka zbuluar emrat e ekipit udheheqes te vezhguesve nderkombetare të OSBE/ODIHR per zgjedhjet e 23 qershorit ne Shqiperi.

Një eksperte amerikane dhe një parlamentar slloven do të drejtojnë ekipin e përbashkët të vëzhguesve ndërkombëtarë të ODIHRr-it dhe asambalesë parlamentare të OSBE-së që do të ndjekin nga afër zgjedhjet e 23 qershorit në Shqipëri.

Burime diplomatike i konfirmuan Zërit të Amerikës se në krye të misionit të ODIHR-it do të jetë zonja Conny McCormack. Ajo është angazhuar në zgjedhjet në Shtetet e Bashkuara dhe në përmirësimin e legjislacionit zgjedhor amerikan si dhe ka qenë pjesë e ekipeve të vëzhguesve të zgjedhjeve në Armeni, Meksikë, Rusi, Jemen, Indonezi e Nigeri. Zonja McCormack, pritet të mbërrijë në Shqipëri se bashku me ekipin e vëzhguesve afatgjatë, më datë 13 maj.

Ashtu si dhe në vitin 2009, asambleja parlamentare e OSBE-së, e kryesuar aktualisht nga austriaku Volfgang Grossruck, ka aktivizuar sërish marëveshjen me ODIHR-in për një mision të përbashkët monitorimi. Ekipi i asamblesë parlamentare do të drejtohet nga përfaqësuesi i saj special për Europën Juglindore, Roberto Battelli, deputet sloven.

Zoti Battelli ka nje eksperiencë të gjerë në vëzhgimin e zgjedhjeve, ndërsa ka marrë pjesë në 19 misione monitorimi në shtete të ndryshme anëtare të OSBE-së. Ai ka qenë edhe koordinator i vëzhguesve afatshkurtër të OSBE-së në zgjedhjet në Serbi, Mal të Zi dhe Maqedoni.

ODIHR-i ka kërkuar nga vendet anëtare të OSBE-së që të dërgojnë në Shqipëri 430 vëzhgues, por ende numri i saktë i atyre që do të përfshihen nuk është përcaktuar.

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :