Data : 15 07 2018
KryeTitujt :

Në ankand sandalet e Gandit. Shpërthejnë protestat në Indi

518e124f379db

Londër - Sandalet e gandit do të shiten në ankand duke nisur prej çmimit 15 mijë stërlina (17.800 euro). Ato janë të vitit 1920 dhe ishin dhuratë nga një mik për Mahatma-n. Bashkë me sandalet, në shtëpinë e ankandeve Mullock’s, do të shiten edhe një shall i bardhë linoje dhe miniatura të tre majmunëve të gdhendura në dru që do të thonë: nuk flas, nuk shoh, nuk ndiej (që i referohen të Keqes). Por shitja e këtyre objekteve ka shkaktuar indinjatë në Indi ku kërkohet kthimi i sendeve. Shkrimtari indian Giriraj Kishore i ka kërkuar qeverisë të bllokojë menjëherë ankandin dhe të miratojë një ligj që të parandalojë në të ardhmen shitjen e objekteve që konsiderohen pjesë e pasurisë kombëtare.

 

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :