Data : 21 07 2018
KryeTitujt :

Motra e ministres italiane rreh shqiptaren

 

 

ministrja italianeMotra e ministres italiane të Integrimit, Cecile Kyenges do të dalë para një gjykate në Pesaro pasi ka keqtrajtuar fizikisht një vajzë shqiptare. Bëhet fjalë për Dora Kyenge-n, 46 vjeç ndaj të cilës prokuroria ka ngritur akuzën e rrahjes dhe fyerjes në publik ndaj shqiptares, Afërdita Beqirit, njofton ANSA.Mësohet se motra e ministres banonte në një shtëpi sociale me shqiptaren, ndërsa një konflikt verbal mes tyre degjeneroi në dhunë fizike ditën e 18 prillit. Dora Kyenge e ka goditur me grushte shqiptaren dhe më pas e ka fyer rëndë. Sipas dëshmive, mësohet se në fund ajo i tha shqiptares: “Unë e kam motrën në Parlament, i kam shpatullat e ngrohta”. Tashmë ajo pritet që për ngjarjen e 18 prillit të përgjigjet para Gjykatës së Pesaros.

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :