Data : 22 05 2018
KryeTitujt :

Meta: Rotacioni i domosdoshëm për të ardhmen

Ilir-Metaaaa-300x169

KOLONJE- Kryetari i LSI-së, Ilir Meta, nga Erseka, ku ishte për të prezantuar kandidatin për deputet Arben Malo  deklaroi se është koha për një drejtim të ri për vendin dhe per ti thene “po” rotacionit me 23 qershor.

Kreu i LSI-së, tha se beson tek vullneti i shqiptarëve për të thënë një “po” të fortë për rotacionin, ndryshimit më 23 qershor.

“Ne jemi në këtë Aleancë për Shqipërinë Evropiane, sepse besojmë se është koha për një drejtim të ri për vendin, është koha të ecim me shpejt. Duke votuar për LSI-në në radhë të parë ju votoni që të rikthehet vëmendja e shtetit dhe qeverisë në Kolonjë, tha z. Meta. Ka një forcë madhore që është më e fortë se cilitdo prej të gjithëve politikanëve së bashku, që është koha. Edhe koha tani kërkon një tjetër dinamikë dhe një tjetër vizion”.- tha Meta.

LSI do të angazhohet në drejtim të punësimit për të hapur vende të reja pune sidomos për gratë, tha Meta, që ato të jenë në aktive dhe më kontribuuese për familjet e tyre.

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :