Data : 14 12 2018
KryeTitujt :

Meta prezanton kandidatët në Gjirokastër: Më të gjatë shiritët se rrugët që përuron Berisha

meta-ne-Gjirokaster-300x171

Lëvizja Socialiste për Integrim prezantoi sot kandidatët e saj në qarkun e Gjirokastrës. Në fjalën e tij kreu i LSI-së, Ilir Meta ftoi banorët e këtij qarku që më 23 qershor të votojnë rotacionin dhe ndryshimin duke i dhënë fund garës që Berisha i ka shpallur Gjermanisë.

“Aleanca për Shqipërinë Evropiane” të fitojë jo 3-2, por 4-1 më qershor. Në mënyrë që kjo trevë e jashtëzakonshme, kjo trevë me kontribute mjaft të rëndësishme dhe historike, për lirinë dhe për pavarësinë e kombit tonë, për gjuhën tonë kombëtare. Kjo trevë, e cila i ka dhënë Shqipërisë patriotë nga më të mëdhenj, rilindësit nga më të shquarit, burra shtetit dhe vizionarë, që i ka dhënë intelektualë të niveleve botërore, të mbylli me votën e saj një kapitull të tejzgjatur të tranzicionit dhe të gjithë së bashku, edhe me demokratët, të ecim me shpejt në Shqipërinë evropiane, që ne do të ndërtojmë të sigurt dhe pa u ndalur duke nisur nga agimi i 24 qershorit”- tha Meta.

Meta tha se pas liberalizimit të vizave, ritmi i progresit ka qenë shumë i ulët, sepse ka pasur konflikt. Ai tha se ekonomia e vendit po përpëlitet, pasi kjo qeveri nuk mund të çlirojë potencialet e vendit.

“Investimet publike janë reduktuar ndjeshëm. Tani më të gjatë janë shiritat që priten sesa rrugët që asfaltohen. “- tha Meta, duke ftuar Berishës që të vijë me makinë dhe jo me helikopter në rrugën Memaliaj- Tepelenë, për tu kërkuar falje këtyre banorëve. Kreu i LSI-së, tha se qeveria, e cila po përgatitet të bëjë dorëzimet më 23 qershor, fsheh 500 milionë euro borxhe për punë papaguara.

Ndërkaq, Vangjel Tavo, i cili është i pari në listën e këtij qarku, tha se; “Ne nuk jemi si disa të tjerë, secili për vetë zoti për të gjithë, as si disa bizantinë politkë, që thurin intriga dhe bëjnë pazare. Në të LSI-së në qarkun e Gjirokastrës do të vazhdojmë të punojmë në moton, të gjithë për një, e një për të gjithë.”

QARKU GJIROKASTER
1. Vangjel Tavo
2. Reshat Zika
3. Shpëtim Spahiu
4. Zamira Rami
5. Ediola Braha

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :