Data : 21 07 2018
KryeTitujt :

Meta: Berisha premton heqjen e vizave me SHBA, amerikanët i kanë hequr vizën me kohë

meta1-300x200

Kreu i LSI-se, Ilir Meta gjate prezantimit te ekipit te kandidatëve për deputetë në qarkun e Beratit, ne takimin e Kucoves, ka komentuar premtimin e Berishes per heqjen e vizave me SHBA-te.

“Amerika ia ka hequr me kohë vizën doktorit, pavarësisht së ai premton se do t’u heqë vizat shqiptarëve me SHBA. Dhe kjo për arsye sepse përqendrimi i të gjitha pushteteve në një dorë të vetme është e papranueshme, jo vetëm për perëndimin, por edhe për ne si qytetarë të një vendi që dëshiron dhe do të integrohet në Bashkimin Evropian. Shikoni se sa jo serioz është Berisha edhe më çështjen e integrimit”- ka thene Meta.

Sipas tij, Berisha po tregon se sa joserioze eshte kur vjen fjala per integrimin e vendit. “Ka akuzuar për një kohë të gjatë PS-në se nuk voton tre ligjet, por kur unë propozova prej dy javësh një kompromis të cilin Edi Rama e pranoi, që tre ligjet të votohen tani në këtë parlament, vetëm me një ndryshim, që ato të hyjnë në fuqi në shtator me parlamentin e ri. Berisha bëri sikur nuk e dëgjoi këtë kompromis apo propozim dhe vazhdon atë refrenin e tij të vjetër duke thënë hajde votojini se unë tre ligjet i kam këtu”- tha Meta.

Sipas tij qytetarët janë ngopur me gënjeshtra dhe me mashtrime dhe me deklaratat e Berishes per mrekulline ekonomike.

“Jam i bindur që qeshni kur dëgjoni se si Berisha ju flet yjeve duke harruar qytetarët këtu në Kuçovë dhe në të gjithë këto zona. Në muajin dhjetor ne deputetët e LSI-së vendosëm veton për buxhetin që do të kalonte në parlament, sepse nuk ishte parashikuar asnjë lek për rikonstruksionin e rrugës që lidh Lushnjen me Beratin dhe me Kuçovën, e cila ka qenë në gjendje katastrofike dhe kështu vazhdon të jetë edhe sot e kësaj dite”.- tha ai.

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :