Data : 20 09 2018
KryeTitujt :

Marko Bello: “Më largoi tekanjozi, futi njerëz humbës”

MARKO-BELLO-300x178

Deputeti i PS-së, Marko Bello, nëpërmjet një njoftimi në Facebook, njofton se nuk do të jetë pjesë e listës së kandidatëve për deputet.

“Sot mësova se nuk do të kandidohem në zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit 2013. Shpresoj të mos i kem zhgënjyer; Gjithashtu u shpreh mirënjohjen time qytetarëve dashamirës dhe fisnikë të Beratit për mbështetjen dhe respektin ndaj meje. Ndihem i nderuar që i kam përfaqësuar në Kuvendin e Shqipërisë për 12 vjet dhe dua t’i siguroj se mbetem në shërbim të tyre në vijimësi; Jam krenar se nga politika aktive nuk po më largon vota e qytetarëve, por kapricioja e një tekanjozi, i cili, ata që populli i përzuri nga dera, po i fut nga oxhaku… Gjithsesi, u uroj socialistëve dhe progresistëve fitore më 23 qershor”, shkruan deputeti i PS.

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :