Data : 23 07 2018
KryeTitujt :

Malaj, kandidat i pavarur. KQZ shqyrton kërkesën

zedhenesja-KQZ-300x225

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka njoftuar se ne mbledhjen e sotme do te marre ne shqyrtim kerkesen e ish deputetit te PS-se, Arben Malaj per te garuar si kandidat i pavarur ne Vlore.

Nje dite me pare ne nje konfernece per mediat zedhenesja e KQZ bëri me dije se brenda datës 14 maj  do të miratojë ose refuzojë listat shumëemërore për deputetë të dorëzuara nga koalicionet dhe partitë politike që garojnë në zgjedhjet e 23 qershorit.

Sipas zëdhënëses së KQZ-së, Drilona Hoxhaj,  janë 66 parti pjesëmarrëse në zgjedhje.

Po ashtu pranë KQZ-së janë regjistruar edhe dy kandidatë të pavarur, Dritan Prifti, në qarkun Fierit dhe Laureta Gjoni, për qarkun e Vlorës.

Arben Malaj vendosi të kandidonte i pavarur pas përjashtimit të tij nga lista shumëemërore e Partisë Socialiste, një ditë më parë.

Hoxhaj tha gjithashtu se KQZ do të publikojë listat përfundimtare për deputet pas përfundimit të afateve të ankimimit.

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :