Data : 24 05 2018
KryeTitujt :

Malaj, kandidat i pavarur. KQZ miraton kërkesën

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve miratoi kerkesen e ish deputetit te PS-se, Arben Malaj per te kandiduar si deputet i pavarur ne Vlore.

kqz1-300x225

Pa shume debate, KQZ ka kaluar me kater vota pro kerkesen e Malajt dhe me pas edhe dy pikat e tjera te rendit te dites.

Rendi i dites

Për caktimin e partive politike të cilave ju lind e drejta të propozojnë anëtarin e tretë dhe të katërt të GNV-ve, për zgjedhjet për Kuvend të datës 23 Qershor 2013”.
- Për regjistrimin e Z.Arben Malaj, si kandidat i propozuar nga zgjedhësit për zonën zgjedhore, Qarku Vlorë, për zgjedhjet për Kuvend të datës 23 Qershor 2013”.
- Për një shtesë në Vendimin e KQZ-së, nr.278, datë 03.03.2013, “Për ngritjen e Bordit të Monitorimit të Medias, për monitorimin e fushatës zgjedhore, në radion dhe televizionin publik dhe ato private”.

Nje dite me pare ne nje konfernece per mediat zedhenesja e KQZ bëri me dije se brenda datës 14 maj  do të miratojë ose refuzojë listat shumëemërore për deputetë të dorëzuara nga koalicionet dhe partitë politike që garojnë në zgjedhjet e 23 qershorit.

Sipas zëdhënëses së KQZ-së, Drilona Hoxhaj,  janë 66 parti pjesëmarrëse në zgjedhje.

Po ashtu pranë KQZ-së janë regjistruar edhe dy kandidatë të pavarur, Dritan Prifti, në qarkun Fierit dhe Laureta Gjoni, për qarkun e Vlorës.

Arben Malaj vendosi të kandidonte i pavarur pas përjashtimit të tij nga lista shumëemërore e Partisë Socialiste, një ditë më parë.

Hoxhaj tha gjithashtu se KQZ do të publikojë listat përfundimtare për deputet pas përfundimit të afateve të ankimimit.

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :