Data : 24 05 2018
KryeTitujt :

Malaj, apel publik: Sot, në ditën e Europës të arrijmë konsensus për votimin e tre ligjeve

malaj-ilustrim

Arben Malaj, tashme kandidat i pavarur per deputet ne Vlore i eshte drejtuar me nje apel publik deputeteve te Kuvendit, per miratimine tre ligjeve te integrimit.

Ai thekson qe pikerisht sot ne ditën e Europës së paqes dhe prosperitetit, të arrihet një konsensus për t’i votuar ligjet.

Sipas Malajt propozimi i LSI-se, per konsensusin e nevojshem per miratimin e tre ligjeve eshte per t’u mbeshtetur, nderkohe qe Kuvendi sipas tij, nuk duhet te mbyllet pa u miratuar liget e Brukselit.

Postimi i plote i Malajt ne Facebook
Ju falenderoj të gjithë ju që më inspironi të vazhdoj këtë garë pro të ardhmes europiane të Shqipërisë, për të cilën unë u gjykova dhe u penalizova për thyerje të “disiplinës partiake”.

Si deputet i vendit tim sërish drejtohem me një apel publik që pikërisht sot në ditën e europës së paqes dhe prosperitetit, të arrihet një konsensus për t’i votuar ligjet.

Do të jetë dinjitoze që ky parlament të mos mbyllet pa i miratuar tre ligjet.

Të veprojmë në bazë të detyrimit për të ardhmen europiane të të gjithë shqipëtarëve.

Të veprojmë me vizionin dhe përgjegjësinë ndaj të ardhmes dhe jo me inate personale apo interesa elektorale.

E mbështes propozimin e përsëritur të LSI për miratimin e ligjeve. T’a arrijmë sot këtë konsensus, sot në këtë ditë simbolike.

T’a votojmë me vullnet të plotë dhe përgjegjësi të qartë për të ardhmen tonë.

Do të jetë mënyra më drejtpërdrejtë, më e plotë edhe për një mirënjohje ndaj SHBA dhe BE që po e mbeshtesin Shqipërinë dhe Ballkanin drejt të ardhmes euro-atlanetike.

Me mirënjohje
Arbeni

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :