Deputeti socialist Pandeli Majko, kandidat ne listen e PS ne njesine nr 5 ne kryeqytet, duke komentuar nisjen e fushates elektorale te PD ka thene se ajo e ka ne balle fjaline turperuese “Oh sa mirë me qenë tradhëtar!”…
Ne nje postim ne profilin e tij ne Facebook, Majko e cileson tradhetine shembullin me denigrues te mjerimit te politikes, nderkohe qe vlereson te gjithe ata te majte apo te djathte qe i qendrojne besnike vetes dhe historise nga vijne.
Postimi ne FB
“Oh sa mirë me qenë tradhëtar!”…Fushata elektorale që sapo ka filluar e ka të shkruar në “ballë” këtë fjali turpëruese. Ky është shembulli më denigrues për mjerimin e politikës në këto ditë me shkëlqim publicitar. Paturpësia është kthyer në një pikë vajguri në pjatën e “supës” së premtimeve të zgjedhjeve të 23 qershorit. Respekt për të gjithë miqtë dhe kolegët e djathtë dhe të majtë që i qëndrojnë besnikë vetëvetes dhe historisë nga vinë. Mirëmëngjes!