Data : 20 05 2018
KryeTitujt :

Listat, Sequi i zhgënjyer: Prisnim më shumë gra

download (1)

Ambasadori i BE-së në Tiranë, Ettore Sequi shprehu zhgënjimin i e tij lidhur me përfaqësimin e grave në listat e kandidatëve për zgjedhjet e 23 qershorit.

Vetëm një ditë më parë ai shprehu bindjen se, duheshin të paktën 30 % e emrave të ishin gra në këto lista. Sequi ishte i pranishëm në qytetin e Shkodrës në kuadër të “Ditës së Europës”, nga ku kritikoi  partitë politike për përfshirjen e ulët të grave në listat e kandidatëve për deputetë.

“Nuk ishte ajo që prisnim për përfaqësimin e grave. Njoh deputete, të cilat kanë bërë një punë shumë të mirë. Kemi kërkuar që përfaqësimi i grave të ishte më i madh. Kam kërkuar që 30% e kandidatëve në lista të jenë gra. Të mundohemi dhe të sillemi çdo ditë si evropianë”, u shpreh ambasadori Sequi.

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :