Data : 20 09 2018
KryeTitujt :

Listat, Rama: Unë në Vlorë, në kryeqytetin e pavarësimit të shtetit shqiptar. Braçe, në listë

edi-rama11-300x160

Pak kohe para publikimit te listes zyrtare te kandidateve per deputete ne zgjedhjet e qershorit, kreu i PS-se, Edi Rama ka garantuar se skuadra e krijuar do te jete e gatshme dhe e afte te fitoje dhe te qeverise.

Me shume gra per vleresim te barazise gjinore, shprehje te vullnetit per te ndare pergjegjesi, konsolidim te asaj qe eshte ndertuar nder vite dhe riafirmim te vlerave duke perfshire energji te reja.

Keshtu e ka komentuar listen e re te deputeteve, kreu i PS-se, Edi Rama, duke e cilesuar rikonfigurimin e saj te domosdoshem.

Ai ka falenderuar deputetet per gjithe rezistencen dhe kontributin e dhene.

Rama, ja pse kandidoj ne Vlore

Rama ka deklaruar se ai ka vendosur te jete ne Vlore, me nje mesazh te qarte, ate te kryeqytetit të pavarësimit të shtetit shqiptar

“Kam vendosur të jem në krye në listën e Vlorës me një mesazh shumë të qartë jo për Vlorën, por për Tiranën, Shkodrën e Prishtinën, me mesazhin e kryeqytetit të pavarësimit të shtetit shqiptar dhe fillimit të rrugës së shtetit shqiptar, të domosdoshmerise që të gjithë bashkë të rinisim rrugëtimin për të hapur me faqe të bardhë kapitullin e dytë të 100 vjetëve të dyta të shtetit tonë, që sapo fillon dhe s’mund të vazhdojë si inerci e 8 viteve rrënim skandaloz”- tha Rama.

Brace, ne liste

Rama ka konfirmuar se Erjon Brace eshte ne listen e kandidateve per deputete.

“Mosqenia në liste e Erjon Braces është spekulim, ai është një nga pjesetarët e skuadrës dhe për të mos bërë përjashtim nga të tjerët ka vendin që i takon në frontin e një beteje ku ne nuk jemi për vete po për qëllimin e përbashkët, duke përputhur atë që japim me atë që kërkohet nga cdo territor. Brace gëzon të gjithë respektin dhe vlerësimin tim në funksion të një beteje ku askush nuk është i domosdoshëm por të gjithë janë të nevojshëm”- tha Rama.

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :