Data : 22 05 2018
KryeTitujt :

Listat, nuk votojnë 750 vetë mbi 100 vjeç, Poni: Kjo moshë është e bllokuar

67688

Ministria e Brendshme garantoi dje qytetarët shqiptarë se askush nuk mund të votojë dy herë më 23 qershor. Zëvendësministri i Brendshëm, Ferdinand Poni siguroi se ekstrakti i listës së zgjedhjeve është në përputhje me kriteret e vendosura nga ligji për zgjedhjet. “Lista përfundimtare e zgjedhësve, e datës 13.05.2013, është gjeneruar pranë çdo njësie të qeverisjes vendore për printim.

Lista përfundimtare e zgjedhësve përmban 3,270,936 zgjedhës. 3,270,936 zgjedhës janë afishuar qartë pranë 5,506 qendrave të votimit në çdo njësi të qeverisjes vendore. Në listën përfundimtare të zgjedhësve nuk ka asnjë qendër votimi, përveç atyre të lejuara me ligj, që të jenë jashtë kufijve numerikë. Për sa u përket dublimeve: Më datë 12.12.2012, janë dërguar në zyrat e gjendjes civile për kontroll 7,674 rekorde të dyshuara si të dubluara.

Pas gjenerimit të listës përfundimtare më 13 maj, u bënë kontrollet për dublimet dhe rezultuan në fund të procedurave 1,139 rekorde të personave të dyshuar si të dubluara. Për 6,535 rekorde kemi marrë përgjigje nga zyrat e gjendjes civile, që nuk janë dublime ose janë pastruar: 3,101 janë raportuar si persona të ndryshëm (binjakë). 2,253 janë pastruar si dublime. 293 rekorde të bllokuara (me dokumente false). 888 rekorde kanë aplikuar për kartë. 750 zgjedhës nuk janë përfshirë në lista për shkak të moshës mbi 100 vjeç në datën e votimit dhe nuk janë paraqitur pranë zyrave të gjendjeve civile”, – vlerësoi Poni.

Ndërkohë i kontaktuar dje nga “Gazeta Shqiptare” lidhur me arsyet e mosvotimit të kategorisë së zgjedhësve mbi moshën 100-vjeç, zv/ministri i Brendshëm konfirmoi se “kjo moshë është e bllokuar”. Ndërsa për adresat Poni u përgjigj: “nuk ka asgjë zgjedhës në Republikën e Shqipërisë pa adresë zgjedhore të identifikuar, ky numër është zero! Ata shtetas që i quani me numrat 888 ose 999 e dinë shumë mirë se në cilën bashki a komunë do të votojnë dhe numrin e qendrës së votimit. Ajo që nuk dinë bashkitë apo komunat, në gjysmën e të cilave drejtojnë socialistët, është shtëpia ku këta qytetarë banojnë.

Ndonjëherë shtëpia mund të jetë në Itali apo Amerikë apo vend tjetër, prandaj nuk ka se si të duket pjesa e adresës së banimit të shtetasit”, – deklaroi zv/ministri i Brendshëm. I pyetur nga gazetarët rreth çështjes së zgjedhësve pa adresë të saktë banimi, Poni u shpreh se “nuk ka asgjë zgjedhës në Republikën e Shqipërisë pa adresë zgjedhore të identifikuar, – ky numër është zero! Ata shtetas që i quani me numrat 888 ose 999 e dinë shumë mirë se në cilën bashki a komunë do të votojnë dhe numrin e qendrës së votimit. Ajo që nuk dinë bashkitë apo komunat, në gjysmën e të cilave drejtojnë socialistët, është shtëpia ku këta qytetarë banojnë”, – deklaroi Poni.

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :