Data : 11 12 2018
KryeTitujt :

Listat e kandidatëve zyrtarë në KQZ, emrat e rinj nga Agron Duka te Aida Shtino

KQZ-new-300x225

Dajti kandidon vjehrrin e Peleshit dhe motrën e Kules. Duka kryeson listën e PR në Durrës, Aida Shtino listën e PDIU në Lezhë.

Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet do të udhëhiqet në Tiranë nga kandidati për deputet Tahir Muhedini, aktualisht presidenti i nderit i PDIU-së. Me futjen e Shpëtim Idrizit në listën e PD-së, vendi i parë në Vlorë do të udhëhiqet nga deputeti aktual i PDIU-së, Dashamir Tahiri.

Në listën e PDIU-së bie në sy kandidatura e ish-deputetit të PD-së, Engjëll Cara. Surprizë në listat e PDIU-së është gazetarja Aida Shtino, e cila është e para në qarkun e Lezhës. Drejtuesja e emisionit “Njerëz të Humbur” do të udhëheqë fushatën e partisë çame në Lezhë, të cilës i është besuar vendi i parë në listë. Në qarkun e Durrësit, bie në sy emri i zëvendësministrit Abaz Hado, që renditet i pesti në listën e kandidatëve të PDIUsë. Në Tiranë, numri pesë në listë është ish-kryetari i shoqatës “Çamëria”, Servet Mehmeti, ndërkohë që i 13-ti në listë është Krenar Alimehmeti.

REPUBLIKANET

Partia Republikane ka vendosur t’ia besojnë kryesimin e listës së kandidatëve për qarkun e Tiranës Ylli Shehut, pas vendosjes së Fatmir Mediut në listën e deputetëve të sigurtë të Partisë Demokratike. Ndërkohë që i dyti në listë është vendosur Alfred Deshati. Në Durrës, siç pritej, do të kandidojë ish-ministri i socialistëve, Agron Duka, i pari në listë, ndërsa i dyti renditet Kostriot Rada. Lista e qarkut të Tiranës ka edhe emra të njohur, siç është Agustin Kola, që renditet i teti në listë, dhe që pason me të njëmbëdhjetin në listë, profesor Romeo Hanxharin. Qarku i Shkodrës do të udhëhiqet nga Gasper Kola, ndërsa Durrësi nga Fatmir Voloti.

PBDNJ

Kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule, do të kandidojë për një mandat deputeti në qarkun e Vlorës, duke vendosur të parin në listë emrin e tij. Pas Dules, i dyti është vendosur ish-kryebashkiaku i Himarës, Vasillaq Bollano, ndërsa lista vazhdon me emrin e Elsa Guxos dhe Vasillaq Kajos. Dule ka vendosur të parin në listë edhe kryetarin e Partisë së Prosperitetit Demokratik, që u përjashtua nga koalicioni pas vendimit të KQZsë. Yzeri Feta, kryetar i PPDsë, është caktuar nga PBDNJja si i pari në listën e qarkut të Elbasanit.

PDK DHE LZHK

Kryetari i LZHK-së, Dashamir Shehi, pas kandidimit në listën e demokratëve, ia ka besuar kryesimin e listës së kryeqytetit Shkëlqim Barushit, dhe pas tij në listën e LZHK-së vjen Kujtim Lilamani. Ndërsa kreu i PDK-së, Nard Ndoka, ia ka besuar listën e Tiranës ish-deputetit Frrok Gjini, ndërsa Elbasanin demokristianëve Rezart Kovaçi dhe Viktor Drizarit.

PDS

Pas dështimit të negociatave me Partinë Socialiste për t’u përfshirë në listat e socialistëve, Paskal Milo ka marrë vetë frerët e fushatës në Tiranë. Milo do të jetë i pari në listën e kryeqytetit dhe pas tij vijnë emra si Xhevdet Kaçani, Lavdije Ruçi dhe Përparim Akulli.

PPRSH

Kryetari i Partisë së Punës së Shqipërisë e Riorganizuar, Marko Dajti, do të garojë në 23 qershor në krye të listës së Tiranës. Ndërkohë në listën e tij bie në sy që në qarkun e Korçës do të jetë i pari në listë Kiço Tele, që është dhe vjehrri i anëtarit të Kryesisë së PSsë, Niko Peleshi. Në Vlorë do të kandidojë me PPSHR-në Jorgji Kule, motra e rektorit të Universitetit të Tiranës, Dhori Kule

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :