Data : 24 05 2018
KryeTitujt :

Lista zyrtare e LSI, Meta e Gjosha të parët në Tiranë

Meta-dhe-Gjosha-300x172

Kreu i LSI-së, Ilir Meta do të udhëheqë listën e kandidatëve për deputetë në qarkun e Tiranës. Dje, LSI ka depozituar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve listën e 140 kandidatëve për deputetë, që do të garojnë në zgjedhjet e 23 qershorit.

Në qarkun e Tiranës, e dyta në listë është renditur kryetarja e Forumit të Gruas, Klajda Gjosha, më pas vjen Luan Rama, Ylli Manjani dhe i pesti në listë renditet Ardit Çela. Në qarkun e Durrësit, lista e kandidatëve do të kryesohet nga deputeti Lefter Koka dhe i dyti pas tij renditet ish-ministri Edmond Panariti.

Në listën e Elbasanit, i pari në listë është ish-ministri i Ekonomisë, Edmond Haxhinasto dhe pas tij Bujar Kllogjeri. Fierin do ta marrë përsipër ta përfaqësojë nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili dhe pas tij vjen Robert Bitri. Vangjel Tavo kryeson listën e kandidatëve në qarkun e Gjirokastrës, ndërsa qarkun e Beratit do ta kryesojë Nasip Naço. Qarku i Lezhës nga radhët e Lëvizjes Socialiste për Integrim do të udhëhiqet nga bashkëshortja e Ilir Metës, Monika Kryemadhi.

Po ashtu në listën e Lëvizjes Socialiste për Integrim, bie në sy dhe përfshirja e një numri të lartë të të rinjve, që janë pjesë e Lëvizjes Rinore për Integrim. Në listën e Tiranës, renditet nën numrin e gjashtë Endrit Braimllari kryetari i LRI-së, dhe Kejdi Mehmetaj, nënkryetare e Rinisë. Po ashtu në kryeqytet poshtë të rinjve janë vendosur kandidaturat e Viron Bezhanit dhe Sokol Dervishajt, të cilët janë në numrat tetë dhe nëntë.

Ndërsa nga emrat e kandidatëve bie në sy Dritan Hylli, që renditet numri 11 dhe Ilir Dashi që renditet në vendin e nëntëmbëdhjetë. Në listën e LSI-së, në qarkun e Shkodrës është vendosur emri i Agron Çelës i pari si kandidat për deputetët, ndërkohë që e dyta në listë është ish zëvendësministrja e Arsimit Nora Malaj. Në qarkun e Korçës, LSI ka caktuar të parin në listë Piro Kapuranin dhe të dytën Mimoza Gushon. Ndërsa në qarkun e Dibrës i pari në listë është Përparim Spahiu dhe i dyti Agim Hysa. Fation Binjaku/ Panorama

QARKU TIRANE
1. Ilir Metaj
2. Klajda Gjosha
3. Luan Rama
4. Ylli Manjani
5. Ardit Çela
6. Endrit Braimllari
7. Kejdi Mehmetaj
8. Viron Bezhani
9. Sokol Dervishaj
10. Brunilda Paskali
11. Dritan Hylli
12. Fatime Goga
13. Luan Sallaku
14. Mirela Meko
15. Rexhep Ballmi
16. Rustem Murati
17. Alma Dyrmishi
18. Edmond Stojku
19. Ilir Dashi
20. Edmond Rrushi
21. Hasan Hoxha
22. Xhavit Halili
23. Malvina Palushi
24. Besnik Hysenbelli
25. Parit Xhihani
26. Eriola Hyseni
27. Eduart Tafaj
28. Redi Berberi
29. Matilda Tyli
30. Maksim Lulo
31. Rigert Xharri
32. Eriona Bixha
QARKU DURRES
1. Lefter Koka
2. Edmond Panariti
3. Bujar Derveni
4. Kristo Huta
5. Edmond Lala
6. Hysen Llaca
7. Ermion Erapi
8. Silvana Maksuti
9. Hajri Nuhu
10. Ilir Memko
11. Merita Kuçi
12. Klodjana Pashkaj
13. Ermira Koçi
QARKU ELBASAN
1. Edmond Haxhinasto
2. Bujar Kllogjri
3. Miranda Rira
4. Shkëlqim Elezi
5. Kastriot Belshi
6. Dashamir Xhika
7. Edlira Çekrezi
8. Altin Idrizi
9. Rexhep Biça
10. Florika Tuka
11. Zenun Bullari
12. Rudina Mita
13. Klaudia Krasnika
14. Veiz Boja
15. Behar Almeta
16. Agron Roka
QARKU FIER
1. Petrit Vasili
2. Robert Bitri
3. Ornela Zonja
4. Ardian Alushi
5. Albert Sanxhaku
6. Frederik Çuko
7. Elinor Shani
8. Arben Çuko
9. Agim Rrasa
10. Bardhi Meli
11. Ferdinand Doksani
12. Donika Canaj
13. Majlinda Koçiu
14. Semela Hoxha
15. Besmir Gropa
16. Anilda Aliaj
QARKU GJIROKASTER
1. Vangjel Tavo
2. Reshat Zika
3. Shpëtim Spahiu
4. Zamira Rami
5. Ediola Braha
QARKU BERAT
1. Nasip Naço
2. Gledjon Rehovica
3. Selfo Kapllani
4. Silva Caka
5. Lefter Kuqo
6. Valbona Papa
7. Mimoza Veliko
8. Emiljano Kamsi
QARKU LEZHE
1. Monika Kryemadhi
2. Petrit Gjoni
3. Gjok Buna
4. Bib Gjomarkaj
5. Edmond Piroli
6. Erisi Zaimi
7. Prenda Sejdia
QARKU VLORE
1. Shkëlqim Selami
2. Flamur Çelaj
3. Katina Gogo
4. Kasëm Cenaj
5. Thodhori Shia
6. Luçiana Koprencka
7. Klajdi Mati
8. Diana Murati
9. Juna Hoxhaj
10. Kamber Zaimaj
11. Apostol Qirko
12. Beqar Kashuri
QARKU SHKODER
1. Agron Çela
2. Nora Malaj
3. Artan Bushati
4. Sajmira Laçi
5. Ridvan Hebaj
6. Edi Smajlaj
7. Senad Hallunaj
8. Lumturi Hoxha
9. Arjana Vishnja
10. Merita Smajaj
11. Aleksandër Shytani
QARKU DIBER
1. Përparim Spahiu
2. Agim Hysa
3. Lutfije Meta
4. Melaim Damzi
5. Olsa Shatku
6. Agron Daci
QARKU KORCE
1. Piro Kapurani
2. Mimoza Gusho
3. Arben Malo
4. Metrika Lame
5. Jorida Romaçka
6. Sokol Vako
7. Floalda Strati
8. Pali Kristo
9. Arsidesa Hysi
10. Zamir Demiraj
11. Aferdita Sulejmani
12. Guri Meko
QARKU KUKES
1. Apostol Goçi
2. Qemal Elezi
3. Pëllumb Bardhoshi
4. Ukë Camaj

 

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :