Data : 26 09 2018
KryeTitujt :

Lista zyrtare e kandidatëve të PD

pd-selia

Partia Demokratike nuk e publikoi zyrtarisht, deri në mesnatë, listën e kandidatëve për deputetë. 

Por, deri në orën 22:30, atëherë kur përfundoi mbedhja e kryesisë, u mësuan me siguri pothuajse maksimale emrat e atyre, që Partia Demokratike i konsideron të sigurt në listë.

Për kryeministrin Berisha, kjo është lista, që do t’i garantojë fitoren Partisë Demokratike dhe aleatëve të saj, në zgjedhjet e 23 qershorit.

“Përfundoi procesi i hartimit të listave më të mira, kandidaturat më të mira që zgjedhësit shqiptarë kanë patur ndonjëherë në fushatat zgjedhore. Ka qenë një proces i hapur, me konsultime të gjera, por një proces që finalizohet me një listë të shkëlqyer, listë fitoreje”, tha Berisha.


Kryeministri Berisha e përshkroi të hënën, si një ditë intensive. Dhe në fakt me të drejtë, sepse lista ka mbaruar rreth orës 21 të mbrëmjes. Në një krahasim të shpejtë me 2009-ën, duket se lista deri në kufirin, ku Partia Demokratike konsideron fitues kandidatët e saj, ka pësuar deri në 40 përqind ndryshime.

6 kryetarë partish aleate janë të përfshirë në listat e Partisë Demokratike, Fatmir Mediu në Korçë, Shpëtim Idrizi në Fier, Dashamir Shehi në Tiranë, Nard Ndoka në Shkodër, Ekrem Spahia në Dibër dhe Lufter Xhuveli në Elbasan.

Janë të konfirmuar edhe 3 ish-deputetët socialistë, Kastriot Islami dhe Asllan Dogjani në Tiranë, Xhovalin Kadeli në Lezhë.

Krahasimi me vendet fituese të 2009-ës tregon qartë ndryshimet në 12 qarqet e vendit dhe lëvizjet jo të pakta që janë bërë. Renditja e 2009-ës është pothuajse në të gjtha rastet, sipas rendit alfabetik, ndërsa për 2013-ën, janë emrat që jozyrtarisht kanë renditjen sipas tabelës.

Kryeministri Berisha tha pas mbledhjes së kryesisë, se mediat kanë gabuar në disa raste me renditjen e emrave, por përgjithësisht lista jozyrtare që ka siguruar Top Channel është pothuajse e saktë në të gjitha qarqet, përveç Tiranës, ku është ende e paqartë kush është nr 16 në listë.

QARKU BERAT
2009                           2013
1. Genc Pollo               1. Genc Pollo
2. Lefter Maliqi             2. Astrit Veliaj
3. Mehmet Xheka         3. Lefter Maliqi
4. Mehmet Xheka

QARKU DIBËR
2009                           2013
1. Bedri Hoxha             1. Sherefedin Shehu
2. Jemin Gjana             2. Roland Keta
3. Selami  Xhepa          3. Ekrem Spahia
4. Sherefedin Shehu     4. Bedri Hoxha

QARKU GJIROKASTËR
2009                           2013
1. Genc Ruli                 1. Genc Ruli
2. Spiro Ksera              2. Spiro Ksera
3. Adrian Kokalari
QARKU KUKËS
2009                           2013
1. Besnik Dushaj          1. Flamur Noka
2. Fatos Hoxha             2. Alban Elezi
3. Flamur Noka            3. Besnik Dusha

QARKU LEZHË
2009                           2013
1. Edi Paloka               1. Aldo Bumci
2. Mark Marku             2. Gjovalin Kadeli
3. Pavlina Hoti             3. Pavlina Hoti
4. Rrajmond Hoxha      4. Vasil Bici

QARKU VLORË
2009                           2013
1. Astrit  Patozi            1. Astrit  Patozi
2. Ardian Kollozi          2. Arben Ristani
3. Kreshnik  Çipi          3.  Liljana  Elmazi
4. Leonard  Demi         4. Ardian Kollozi
5.  Leonard  Sinani

QARKU SHKODËR 
2009                           2013
1. Jozefina Topalli        1. Jozefina Topalli
2 .Astrit Bushati           2. Astrit Bushati
3. Gezim Dibra            3. Arenca Trashani
4. Gjok Uldedaj           4. Nard Ndoka
5. Arenca Trashani       5. Bardh Spahia
6. Ndue Paluca            6. Xhovalin Bzheta
7. Paulin Sterkaj          7. Ndue Paluca

QARKU DURRËS
2009                           2013
1. Eduard Halimi          1. Eduard Halimi
2. Albana Vokshi          2. Gent Strazimiri
3. Igli Cara                 3. Igli Cara
4. Osman Metalla         4. Albana Vokshi
5. Ylli Lama                 5. Osman Metalla
6. Cim Babasi             6. Oerd Bylykbashi
7 Lufter Xhuveli
7. Gazmend Oketa       8. Vullnet Topalli

QARKU ELBASAN 
2009                         2013
1. Dashnor Sula         1. Arben Imami
2. Luçiano Boçi          2. Eduard Selami
3. Ardian Turku          3. Arbiola Halimi
4. Adriana Gjonaj       4. Dashnor Sula
5. Aurel Bylykbashi    5. Aurel Bylykbashi
6. Rrahim Çota          6. Sybi Hida
7. Aurel Bylykbashi

QARKU FIER
2009                        2013
1. Sokol Olldashi       1. Sokol Olldashi
2. Mesila Doda          2. Mesila Doda
3. Ilir Bano               3. Kozma Dashi
4. Fatos Beja            4. Shpetim Idrizi
5. Enkelejd Alibeaj    5. Ferdinand Murati
6. Vasillaq Ngresi      6. Myslym Murrizi

QARKU KORÇË 
2009                       2013
1. Ridvan Bode        1. Ridvan Bode
2. Edmond Spaho     2. Eleina Qirici
3. Fatbardh Kadilli     3. Edmond Spaho
4. Gjergji Papa         4. Fatmir Mediu
5. Ismail Hoxha        5. Gjergji Papa
6. Ledina Aliolli         6. Fatbardh Kadilli
7. Leonard Olli
8. Viktor Duro
9 Ledina Aliolli
QARKU TIRANË
2009                      2013
1. Sali  Berisha        1. Sali Berisha
2. Majlinda  Bregu    2. Myqerem Tafaj
3. Ilir  Rusmali         3. Majlinda Bregu
4. Florian  Mima       4. Halim Kosova
5. Gent  Strazimiri    5. Florion Mima
6. Gerti  Bogdani      6. Gerti Bogdani
7. Luan  Skuqi         7. Dashamir Shehi
8. Tritan  Shehu       8. Jorida Tabaku
9. Arben  Imami      9. Edi Paloka
10. Myqerem  Tafaj  10. Keltis Kruja
11. Aldo  Bumçi       11. Kastriot Islami
12. Lajla  Pernaska   12. Asllan Dogjani
13. Rajmonda  Bulku  13. Visar Zhiti
14. Viktor  Gumi      14. Arben Qirjako
15. Vath Tabaku       15. Ilir Rusmali
16. Asnje                16. Tritan Shehu

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :