Data : 12 12 2017
KryeTitujt :

“Letra e bardhë”. Francë, nuk shkurtohet buxheti i ushtrisë

517f583fe50a7

Franca njoftoi se nuk do të zvogëlojë buxhetin e Mbrojtjes por gjithsesi do të ketë 34 mijë vende pune të shkurtuara në Ushtri. Qeveria e Parisit publikoi të ashtuquajturën “Letër e Bardhë”, ku paraqiten linjat e përgjithshme të sigurisë kombëtare e Mbrojtjes. Për gjashtë vitet e ardhshme nuk do të ketë shkurtime në buxhet, pasi një gjë e tillë do të ulte mundësitë e ushtrisë për të organizuar operacione të tilla si ai i ndërhyrjes në Mali.

Por, mbajtja në të njëjtin nivel i shpenzimeve do të cojë në shkurtimin e 34 mijë vendeve në ministrinë e Mbrojtjes, në një kohë që papunësia në Francë po arrin nivele alarmante. Ministri francez i Mbrojtjes, Zhan-Iv Lë Drian tha se buxheti parashikon edhe reduktime për të favorizuar rimëkëmbjen ekonomike ashtu dhe fonde të mjaftueshme për Mbrojtjen, që të zhvillojë aktivitetet e saj brenda dhe jashtë vendit.

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :