Data : 02 05 2013
KryeTitujt :

Legalizimet pas 2006-s, pr/ligji sot në Kuvend

kuvendi-i-shqiperise-300x200

TIRANE- Nje sere projektligjesh, kryesisht ekonomike jane ne rendin e dites ne seancen e sotme te Kuvendit te Shqiperise. Mes tyre pritet sot shqyrtimi i  projekt ligjit për legalizimin e ndërtimeve informale të pas vitit 2006, i cili u shqyrtua javën e kaluar nga komisionet parlamentare me procedurë të përshpejtuar.

Sipas ligjit te ri, qeveria parashikon të legalizojë më shumë se 80 mijë ndërtime pa leje, duke përfshirë këtë herë edhe atë kategori ndërtimesh që janë në distancë të afërt me akset rrugore kombëtare.

Po ashtu, gjatë seancës së sotme pritet të miratohet edhe p/ligji për krijimin e fondit të kompensimit të pronave. Ndërhyrja e fundit e qeverisë në ligjin për fondin special për kompensimin e pronave, parashikon që përqindja e të ardhurave që vijnë nga shitja e pasurive shtetërore të jetë jo më e fiksuar në 65 për qind të të ardhurave, por e varjueshme nga 20 deri në 65 për qind.

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :

Ler nje Koment

Dergo Koment