Data : 23 07 2018
KryeTitujt :

Largohet nga PD ish-dhjetoristi Besnik Jakaj

download (1)

Ish-dhjetoristi Besnik Jakaj, anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike ka dhënë sot dorëheqjen nga strukturat e kësaj partie.

Ai ka sqaruar shkaqet e kësaj dorëheqje për A1 REPORT duke thënë se “ lidershipi aktual është i izoluar nga problemet aktuale dhe sjell vetëm diktaturë në parti”.

Ai pohon se ka qenë një nga zërat e PD-së, por thotë se sot kjo parti i ka humbur lidhjet me realitetin. Jakaj ka konfirmuar largimin e tij duke e arsyetuar atë si një pakënaqësi ndaj mënyrës së qeverisjes brenda strukturave të PD-së ku aderon prej 20 vitesh. “Këshilli kombëtar i PD-së ka 4 vjet pa u mbledhur”, pohon Jakaj.

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :