Data : 21 07 2018
KryeTitujt :

Kuriozitete

Sikur uji i deteve te kthehej ne kripe
Sikur nga te gjithe ujerat e deteve dhe oqeaneve te nxirrej kripa,me te do te mbulohej gjithe siperfaqja e tokes sone me nje shtrese prej rreth 130 metrash.

Prejardhja e emrit “tenis”
Fjala tenis eshte shkruar ne anglisht dhe anglezet e kane marre nga frengjishtja.Kur fillonte loja dhe njeri gjuante me rrakete para se topi te hidhej i thoshte kundershtarit:”tenez” qe do te thote:”mbaje”.Anglezet i dhane fjales formen qe ka sot.

 Lotet e krokodilit
Prej kohesh njerezit kishin vene re se krokodilet,pasi hanin gjahun e kapur ne ujin e detit fillonin e lotonin.Kjo dukuri te linte pershtypjen se kjo kafshe qante prene e ngrene.Prandaj dhe lindi shprehja “lotet e krokodilit” qe personifikon hipokrizine e njerezve te ligj. E verteta eshte se krokodilit nuk i vjen keq per kafshen e ngrene,por eshte gjendra e kripes ajo qe prodhon lotet. Dhe pikerisht pasi krokodili ka kollofitur kafshen se bashku me ujin e kripur,fillon veprimin e saj gjendra e kripes qe ndalon sasine e tepert te kripes,e cila del jashte ne formen e pikave te loteve.

 

 

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :