Data : 24 05 2018
KryeTitujt :

Krerë të partive të vogla në listë, Lesi: Berisha shkeli marrëveshjen, lista jo e fitores, por e panikut

Nikolle-Lesi-300x199

Nikolle Lesi e ka quajtur listën zyrtare të PD-së, një listë paniku e jo fitoreje si e percaktoi kryeministri Berisha.

Nje dite pas zyrtarizimit te listave te kandidateve, Lesi ka shprehur zhgënjim të madh nga Berisha, qe ka perfshire ne liste edhe krere te partive te vogla, perjashtuar ate.

“Në mënyrë publike Berisha më ka prerë në besë, do të konkurroj në listën e partisë sime në Tiranë”.

Sipas tij, ne menyren qe ka zgjedhur Berisha “Ose duhet të jesh parti në grusht shteti, që të fusë Berisha në listë, ose të bësh Gërdec me të vrarë e të plagosur, ose të kthehesh si Xhuveli, njeri i nderuar, por 80 vjec”.

Deklarata e Lesit

“PD ka shkelur marrëveshjen në mënyrë të pabesë, pasi marrëveshja ka qenë me kusht që asnjë nga krerët e partive të vogla nuk do ishin në listën e PD, për deputet në zonën e sigurisë. Un e kam firmosur kamë kërkuar të jemi në lista, hodha një ide që s’mund të jem edhe krerë partie dhe në listën e PD, por t’i shkrijmë partitë, që të jetë një PD e madhe, ashtu si mund të ishte dhe një mënyrë që për partitë e majta të krijohej front i madh, kjo nuk u realizua. Unë e firmosa, deklarova para medias pasi mora garanci nga Bode e Bylykbashi, që asnjë nuk do jetë në listë, asnjë kryetar partie. Mbrëmë pas një sinjali nga Arjan Strarova, nga njerëzit më të afërt të Berishës, më sinjalizon se po intrigohet, si edhe doli, ajo eshte lista jo e fitores, po listë paniku, presioni ku u futën krerët e partive të vogla që i dini.  Kjo eshte shkelje e marrëveshjes, edhe e parimeve për të cilëve do konkurronin më mënyrë të barabartë, ne raport me votat të kishim mandatin ose pushtetin”.

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :