Data : 21 07 2018
KryeTitujt :

KQZ, Vëzhguesit Vendorë letër Berishës e Ramës

vehzguesit

Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë i është drejtuar me një letër të hapur kryeministrit Sali Berisha dhe kreut të opozitës, Edi Rama, lidhur me ngërçin që po kalon Komisioni Qëndro i Zgjedhjeve.

KVV i bën thirrje Berishës dhe Ramës që të kapërcejnë interesat e ngushta partiake dhe ngërçet e panevojshme, duke u orientuar drejt interesit afatgjatë në të mirë të të gjithë shqiptarëve për ndërtimin e shtetit ligjor, të institucioneve të konsoliduara e të pavarura.

Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë (KVV) shpreh shqetësimin lidhur me ecurinë e mëtejshme të procesit zgjedhor, premisave për përmbushjen e standarteve dhe të besimit të shtetasve në të, duke sjellë në vëmendjen të dy liderëve gjithë problematikën që shoqëroi dhe solli në ngërçin e krijuar në KQZ duke argumentuar dhe dhënë komentet përkatëse në lidhje me legjitimitetin apo politizimin e tyre.

“Koalicioni e konsideron të pakuptimtë mungesën e deritanishëm të vullnetit për ta zgjidhur këtë ngërç, madje është i pamoralshëm përdorimi i tij për përfitime elektorale apo kredite politike qoftë tek faktorët ndërkombëtarë, qoftë tek militantët apo aktivistët tuaj, apo, qoftë edhe përdorimi i tij i mundshëm si shkak për të justifikuar fitoren apo humbjen pas 23 qershorit. KVV konstaton me keqardhje se Kodi Zgjedhor i ndërtuar dhe i miratuar nga dy partitë që Ju drejtoni është një Kod i cili varet kryekeput në çdo hallkë të tij nga vullneti politik, duke vënë pikëpyetje serioze mbi zbatimin e ligjit dhe ndërtimin e shtetit ligjor aq shumë të përmendur në programet tuaja politike.”- thuhet në letër.

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :