Data : 20 05 2018
KryeTitujt :

KQZ, Topi: Opozita mos t’i varë ujkut mëlçitë në qafë

Bamir-Topi-FRD-300x225

Kreu i FRD-se, Bamir Topi ka akuzuar kreun e qeverise si manipulator te zgjedhjeve, nderkohe qe ka kerkuar nga opozita te plotesoje vendet bosh ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve.

“Unë dëshiroj t’i them opozitës e cila ka një përgjegjësi në mbulimin e vendeve vakante në KQZ. Ne do ta kishim problem edhe sikur të ishte i tërë komisioni qendror i zgjedhjeve i mbuluar me anëtarë, sepse pushteti aktual, qeveria pushteti aktual është recidivist në manipulimin e zgjedhjeve. Përfytyroni që t’ja lenë fushën bosh, dhe këtu nuk është problemi nëse ne na vjen keq nëse i ruan Edi Rama apo jo votat e elektoratit të tij, ne duam që KQZ të mos vazhdojë të trajtohet si një institucion partiak. Mos ja varni ujkut në qafë mëlçitë, që ky manipulator të mos këtë fushë të lirë”,- tha Topi, gjate fjales se tij ne prezantimin e zyres elektorale ne kryeqytet.

Sipas tij, fakti që KQZ është jashtë loje dhe partite informohen nga mediat për manipulimin e listave, tregon që ky institucion nuk ka më vlerë. “FRD me zgjedhësit e saj do të marrin në dorë situatën për mbrojtur çdo vote.”- tha Topi.

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :