Data : 12 12 2017
KryeTitujt :

“Kosova duhet të ndjekë shembullin e Kroacisë për të luftuar korrupsionin”

Kroacia 

Kroacia nuk ka kursyer asnjë zyrtar shtetëror kur është përfshirë në afera korruptive.Madje, në burg ka përfunduar edhe ish- kryeministri, Ivo Sanader, i cili është dënuar më dhjetë vute burgim për korrupsion.Këtë praktikë të Zagrebit, presidenti kroat, Ivo Jospoviç thotë se duhet të ndjekë edhe Kosova nëse dëshiron të hyjë në BE.Në një intervistë për KTV-në, Josipobiç thotë se kosovarët duhet të marrin shembull Kroacinë në aspektin e luftës kundër korrupsionit, por edhe trajtimin e krimeve të luftës.Josipoviç ka porositur kosovarët se mund të marrin edhe shumë shembuj tjerë sesi Kroacia i ka kaluar fazat e ndërtimit të shtetit dhe sfidat e mëdha si pajtimi mes komuniteteve, çështja e të zhdukurve të luftës etj.Sa i përket krimeve të luftës, Josipoviç ka thënë se të tilla janë bërë shumë madje edhe gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe krimet gjithnjë duhet dënuar, por nuk duhet harruar asnjëherë se kush ishte në anën e drejtë të luftës dhe kush në anën e gabuar të saj.Ai mendon se po të kishte më shumë mençuri dhe mirëkuptim mes popujve të ish- Jugosllavisë, këto territore mund të dukeshin shumë më bukur

 

 

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :