Data : 21 07 2018
KryeTitujt :

Korea e Veriut qëllon tre raketa

korea-dylbite

Korea e Veriut ka qëlluar tre raketa me rreze të shkurtër veprimi nga bregu i saj lindor, ka bërë të ditur Ministria e Mbrojtjes e Koresë së Jugut. 

Dy raketa u qëlluan të shtunën në mëngjes dhe një tjetër pas mesditës, ka njoftuar ministria përmes një komunikate për shtyp. Autoritetet në Seul thonë se po monitorojnë situatën dhe se janë në gatishmëri.

Testimi i raketave vjen në një kohë ngërçi mes dy fqinjëve, pas javësh të tëra tensioni të verifikuar më herët gjatë vitit.

Raketat e së shtunës u qëlluan në një drejtim veri-lindor dhe nuk përbënin të njëjtin kërcënim si raketat me rreze të mesme veprimi që thuhet se Peniani i ka vendosur përgjatë brigjeve të tij muajin e kaluar.


Gjithësesi, teste të tilla bëhen në mënyrë rutinë nga vendi komunist, raporton korrespondentja e BBC në Seul, Lucy Williamson.

Muajin e kaluar tensionet në gadishullin Korean ishin të larta pasi Veriu kërcënonte se do të sulmonte objektiva japonezë, Jugorë dhe amerikanë në rajon dhe se do të riaktivizonte një reaktor bërthamor që prodhonte plutonium për programin e tij të armatimit.

Gjithashtu, Peniani çaktivizoi një lidhje ushtarake me Korenë e Jugut dhe tërhoqi 53 mijë punëtorë nga zona e fabrikës Kaesong në kufi me Jugun.

Kërcënimet sollën vendosjen e sanksioneve të reja nga OKB, pas testit të tretë bërthamor të Veriut, si dhe stërvitjet vjetore ushtarake SHBA-Seul, gjatë të cilave avionë “B2” dhe “B52” me kapacitete bërthamore fluturuan mbi gadishullin Korean.

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :