Data : 15 11 2018
KryeTitujt :

Konventa Kombëtare e PS-së

Rama-ne-Konvente-300x199

Partia Socialiste ka nisur në Tiranë Konventën Zgjedhore, e cila do të zgjasë dy ditë.

Sipas kreu socialist, Edi Rama kjo Konventë do të jetë një dy ditësh intensiv.

Pjesa e parë e kësaj Konvente është ajo e Koalicionit, më pas do të vijohet me prezantimin e dy skuadrave, ndërsa pjesa e tretë i kushtohet programit të Partisë Socialiste. I pranishëm në këtë konventë është edhe kreu i LSI-së, Ilir Meta dhe kreret e te gjitha partive ne koalicion.

Konventa u hap me një numër artistik, dhe më pas nëpërmjet një letër, pershendeti shkrimtari i njohur Dritëro Agolli , ku ndër të tjera kerkonte rrotacionin dhe fitoren e  opozitës së bashkuar më 23 qershor.

Ish Presidenti, Rexhep Mejdani po ashtu kërkoi që më 23 qershor te kete rrotacion politik dhe ndryshim, pasi sipas tij, pas 8 vitesh në pushtet, maxhoranca është konsumuar.

Edi Rama

Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama tha se në koalicionin Aleanca për Shqipërinë Evropiane janë bashkuar miq, partenrë dhe aleatë të fuqishëm, që vijnë nga e gjithë shoqëria shqiptare ne emër të ndryshimit. Ky bashkim vijoi më tej Rama, ka vullnetin për të garantuar ndryshimin më 23 qershor dhe pas 23 qershorit.

“Zgjedhjet e 23 qershorit janë po aq historike e 22 marsit të 1992. Më 22 mars populli shqiptarë i dha një votë plebishitare ndryshimit  rrënjësorë për të mbyllur një epokë dhe hapur një kapitull të ri. Me një votë plebishitare populli shqiptarë do ta mbyll kapitullin e rrënimit me një votë plebishitare për Aleancën për Shqipërinë Evropiane,”- tha Rama.

Për ne është e rëndësishme, shtoi Rama, të mos harrojmë se 23 qershori, bashkimi ynë do t’i kthejë të drejtën natyrale për tu qeverisur nga shumica dërrmuese, dhe për të mos mbetur peng i një pakice. Rama shprehu mirënjohje për të gjithë krerët e partive që i janë bashkuar këtij koalicioni të madh që do të sjellë ndryshimin.

Ilir Meta

Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta tha se fitorja e së majtës është e sigurtë më 23 qershor dhe do të jetë plebishitare. Edhe pak ditë na ndajnë nga fitorja historike dhe plebishitare, theksoi Meta, nga linja e një Republike të re, atë të Shqipërisë së vertetë evropiane.

“Në përmbushje të këtij misioni historik dhe jetik, për të mbërritur në Evropë ne do të ndërtojmë një Shqipëri me stabilitet politik dhe institucional, ku prioritet e qytetarëve janë dhe ato të politikës. Nuk do ta përplasim më Shqipërinë me perëndimin, as me SHBAtë, por do të forcojmë fushat e bashkëpunimit.”- tha kreu i LSI-se.

Sipas Metës, firoja e Aleancës për Shqipërinë Evropiane do ta vendosë Shqipërinë përballë sfidave të mëdha, por që ne do ti përgjigjemi me shuam forcë, për të forcuar stabilitetin, prodhimin vendas, eksportet dhe një zhvillim të qëndrueshëm që sjell më shumë punësim. Kreu i LSI-se, shtoi se do të punohet për të mbrojtur shtresat sociale në nevojë, dhe për të forcuar rolin e shoqërisë civile

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :