Data : 21 07 2018
KryeTitujt :

Konflikti për pronën, nis prishja e ndërtesës, banorët përplasen me policinë

download (1)

Mëngjesin e sotëm ka filluar shembja e godinës 3-katëshe në rrugën “Margarita Tutulani” pranë shkollës “Petro Nini Luarasi”, prej së cilës banorët janë nxjerrë me forcë disa ditë më parë.

Banorët e  ndërtesës, të cilët janë në grevë urie prej 16 ditësh kanë njoftuar në orët e para të mëngjesit se disa punëtorë privatë kanë filluar punimet për shembjen e ndërtesës, duke hequr tjegullat dhe muret anësore.

Policët privatë janë vendosur para derës së godinës 3-katëshe, në rrugën “Margarita Tutulani” dhe po debatojnë e kanë  me banorët disa prej tyre grevistë, duke mos i lënë të hyjnë brenda.

“Duam të nxjerrim rrobat”, thonë banorët dhe i kërkojnë policisë të nxjerrin jashtë punëtorët. Në vendngjarje ndodhen forca të policisë private por dhe dy të policë së shtetit.  Në këtë situatë të tensionuar policia ndërhyri për të larguar punëtorët dhe momentalisht janë ndërprerë punimet.

Konflikti për pronën 

konflikti ka nisur më 25 prill, ku banorëve të godinës 3-katësh i kanë dalë pronarët të cilët kanë kërkuar largimin e tyre nga banesa. Mes një situate të tensionuar dhe të dhunshme, përmbaruesi privat ka nxjerrë rreth 14 familje, të cilat nuk kanë pranuar për asnjë moment që të braktisin banesat e tyre. 14 familjet që u nxorën jashtë nga përmbarimi të gjendur të një situatë të pashpresë familjet ndërmorën aktin ekstrem të grevës së urisë. Situata u bë edhe më problematikë në momentin që godinës i dolën pronare të reja, dy vajzat e Jakup Shalsit të sapokthyera nga Italia, të cilat vijojnë të pretendojnë pronësinë mbi godinën krahas një tjetër pretendenti, që u shfaq para banorëve në nisje të konfliktit.

Banorët kanë deklaruar se kërkojnë ndërhyrjen e shtetit në këtë situatë, sepse shumë prej tyre nuk kanë ku të strehohen, pasi nuk kanë vendbanime.

Familjet janë vizituar pak ditë më parë nga kreu i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, i cili u ka ofruar ndihmë për strehim. Kryebashkiaku i siguroi qytetarët se bashkia do t’u mundësojë sistemimin e menjëhershëm në banesa me qira, derisa të ketë mundësi t’i sistemojë me 3 programet për strehim: banesat sociale, kreditë e buta ose bonusi i qerasë që ofron Bashkia e Tiranës.

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :