Data : 22 09 2018
KryeTitujt :

Kirgistan, Zhirinovskit nuk i lejohet hyrja

519492aab8198

Almati - Parlamenti i Kirgistanit e ka shpallur politikanin rus, Vladimir Zhirinovski, person të padëshiruar dhe i ndaloi hyrjen në këtë vend. Kjo masë mbrëmë në parlament kaloi pasi për të votuan 67 prej 120 deputetëve. Vendimi për ndalesë kundër Vladimir Zhirinovskit, që është lider i Partisë Liberal Demokratike në Rusi, u bë pas propozimit të tij në Parlamentin rus, që Kirgizia t’ia japë Rusisë liqenin Issyk Kul, në këmbim për borxhin e këtij vendi ndaj Rusisë, në vlerë prej 500 milionë dollarësh.

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :