Data : 24 05 2018
KryeTitujt :

Kina sulm kibernetik ndaj SHBA-ve, merr informacione për politikën amerikane

download (3)

Në një raport të ri mbi ushtrinë kineze Pentagoni thotë se spiunazhi kibernetik ka në shënjestër kompanitë amerikane dhe rrjetet kompjuterike të qeverisë së SHBA-ve. Departamenti amerikan i Mbrojtjes thotë se Kina është duke kryer sulme kibernetike kundër Shteteve të Bashkuara në përpjekje për të marrë informacion në lidhje me politikën e jashtme dhe planet ushtarake amerikane.

“Zëri i Amerikës” shkruan se raporti i publikuar dje, thotë se Kina është duke përdorur sulme kibernetike për të mbledhur informacion, si pjesë e një përpjekjeje më të gjerë të spiunazhit industrial ushtarak lidhur me teknologjinë amerikane dhe perëndimore.

Raporti gjithashtu vë në dukje se Kina po modernizon raketat balistike me rreze të shkurtër dhe është duke rritur numrin e raketave me rreze të mesme veprimi.

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :