Data : 12 12 2017
KryeTitujt :

Kina kritikon SHBA për të drejtat e njeriut

5173fa4c02a8f

Kina ka kritikuar Shtetet e Bashkuara për gjendjen e të drejtave të njeriut, në përgjigjje të raportit të qeverisë amerikane për të drejtat e njeriut në përmasa globale.

Në raportin e gjatë të publikuar sot, Kina i akuzon Shtetet e Bashkuara për spiunim ndaj qytetarëve të vet, për diskriminim kundër femrave dhe minoriteteve etnike dhe duke lejuar që krimi me armë të dalë jashtë kontrollit.

Raporti kinez thekson se në Shtetet e Bashkuara ka pasur diskrimin serioz gjinor, racor dhe religjioz dhe se Uashingtoni i ka shkelur seriozisht të drejatat e njeriut në vendet e tjera me operacionet ushtarake në Afganistan, Pakistan dhe Jemen.

Raporti i Shteteve të Bashkuara për gjendjen e të drejtave të njeriut në vitin 2012 në përmasa globale, që u publikua të premtën vonë në Uashington, thotë se në Kinë vazhdojnë shkeljet e të drejtave të njeriut, veçanërisht ato të aktivistëve për të drejta dhe të njerëzve që jetojnë në Tibet dhe në rajonin e banuar me shumicë myslimane, Xinjiang.

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :