Data : 20 11 2018
KryeTitujt :

“Kicker”: Hasani drejt Brondby-t

 

Skuadra e njohur daneze Brondby pritet të jetë destinacioni i ardhshëm i lojtarit shqiptar Ferhan Hasani. Gazeta gjermane “Kicker” ka vërtetuar interesimin e Brondbyt, dhe sipas këtyre informacioneve bisedimet janë në fazën finale, dhe me siguri Hasani do të vazhdoj karrierën në Danimarkë. Edhe Volfsburgu ka dhënë dritë jeshile që Hasani të shqyrtoj ofertat e klubeve tjera, mirëpo për momentin kushtet që ofron Brondby janë më të volitshme. Brondby e ka nisur dobët sezonin e ri, ndërsa shpresojnë se me angazhimin e Hasanit do të nisin të mbarën.

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :