Data : 22 05 2018
KryeTitujt :

Këlcyrë, qëllohet për vdekje një 27- vjeçar

skene-krimi-mos-kalo-300x225

KELCYRE- Një 27- vjeçar nga Përmeti është qëlluar për vdekje rreth orës 17:00 të ditës së sotme.

Ngjarja ka ndodhur brenda një automjeti taksi, ku viktima, i identifikuar si Andi Naçi është qëlluar për vdekje, nga një person i cili po ashtu udhëtonte si pasagjer në këtë taksi.

Mësohet se 27- vjeçari ishte i divorcuar.

Ende nuk ka asnjë të dhënë lidhur me shkaqet që kanë çuar në këtë vrasje, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, dhe kapjen e të dyshuarit, identiteti i të cilit nuk behet me dije.

Mësohet se të viktima dhe vrasësi kishin marrë taksinë në Këlcyrë dhe po udhëtonin në drejtim të Përmetit. Ndërkaq, është shoqëruar taksisti, i cili po merret në pyetje nga policia.

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :