Data : 27 05 2018
KryeTitujt :

Katy Perry sulmohet nga babai,”është vajza e djallit”

katy-300x225

Babai i Katy Perry e ka quajtur vajzën e tij si,”Vajza e Djallit”. Ylli i popi-t ka qënë subjekti i një sulmi të ashpër nga ana e babit,predikuesit Keith Hudson,i cili e  ka gjykuar për tekstet homoseksuale si të këngës “I kissed a girl”,po ashtu edhe për veshjet dhe lëvizjet në skenë.

Keith dhe bashkëshortja e tij Maria,po bëjnë një turne në KISHAT e Shteteve të Bashkuara të Amerikës,ku sipas “The Sun” kanë treguar  se Katy “është e bija e djallit” dhe se ka nevojë të shërohet.

“Njerëzit më pyesin sesi mund të predikoj kur kam për vajzë njërën që i këndon puthjes me vajza të tjera”-tha ai gjatë një predikimi në KISHËN  e Kalifornisë.

Ai tha se kishte qënë në një concert të Perry-t dhe kishte qarë kur kishtë parë fansat e çmendur prej saj,në vënd që të luteshin për të.

“Isha në një concert të Katy dhe pashë rreth 20 mijë njerëz. Shija këtë brez të ri kaq të gëzuar. Mbeta atje duke qarë,dhe vazhdoja të qaja. Duan dhe adhurojnë gjënë e gabuar”.    P.K

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :