Data : 21 07 2018
KryeTitujt :

Kapshticë, grekët paralizojnë punën

KAPSHTICA--MBULIM--08_4

Largimi i menjëhershëm i emigrantëve, të cilët kremtuan në vend festën e Pashkës ka bërë që të regjistrohen probleme të vazhdueshme në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës.

Ashtu si çdo vit, edhe këtë herë pala greke ka paralizuar punën duke i lënë emigrantë të qëndrojnë në radhe kilometrike për thuajse gjithë natën. Prej mesditës së të martës dhe gjithë natën radha e automjeteve ka qenë 3 kilometra e gjatë, ndërsa pala greke fillimisht ka pretenduar se për dy orë sitemi TIMS është prishur dhe më tej nuk ka marrë asnjë masë për të shtuar numrin e sporteleve pavarësisht fluksit.

Për thuajse 24 orë, pala greke ka punuar me vetëm një sportel dhe me ritme tepër të ngadalta, duke bllokuar kështu kalimin e emigrantëve shqiptarë, ndërkohë që të martën ka qenë edhe afati i fundit për të lejuar kalimin e fëmijëve të cilët kanë probleme me toponimet në pasaporta. Sipas të dhënave të fundit, përmes kësaj pike doganore ditën e martë deri në mbrëmje, kanë mundur të kalojnë  kufirin 4934 qytetarë me 1072 mjete.

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :