Data : 26 09 2018
KryeTitujt :

Itali, ministrja dorëhiqet pas 24 orësh në detyrë

px2frv7x

Një anëtare e kabinetit qeveritar në Itali dha dorëheqjen nga detyra e saj vetëm 24 orë pasi u betua në detyrën e ministres së Shanseve të Barabarta. 

Michela Biancofiore, një prej politikaneve të përkrahura nga kryetari i Partisë së Popullit të Lirë, Silvio Berlusconi, u detyrua të dorëzonte detyrën pasi në një deklaratë mbi homoseksualët, tha se ata favorizojnë diskriminimin, duke u “izoluar në komunitetin e tyre”.

Grupet e të drejtave të njeriut u treguan të shpejtë për të akuzuar ministren për homofobi dhe duke kërkuar ndjesë nëse deklaratat e saj kishin ofenduar dikë, Biancofiore pranoi se nuk mund të qëndronte më në detyrën që sapo i ishte caktuar.

Megjithatë, në shtypin italian, ajo rikonfirmoi deklaratat e saj, ndërsa u shpreh pro lidhjes civile midis çifteve të së njëjtës gjini, por kundër martesës.

Sipas analistëve, ky ndryshim në kabinet është pengesa e parë në punën tepër të vështirë që parashikohet të ketë kryeministri Enrico Letta.

Nga ana e saj, Biancofiore do të ricaktohet në një detyrë shtetërore, në Ministrinë e Pushtetit Vendor.

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :