Data : 23 07 2018
KryeTitujt :

Itali, kredi për tu martuar

images

Romë - Dëshira për t’u martuar tejkalon çdo vështirësi, madje edhe ato që po bëhen së fundmi gjithnjë e më shtrënguese, të lidhura me krizën ekonomike. Të paktën në këtë përfundim arrin kompania Facile.it e Prestiti.it e cila përmes një kërkimi, ka konstatuar se janë shtuar së tepërmi kërkesat për kredi nga çiftet e reja që dëshirojnë të martohen. E këta nuk duan që të stresohen tepër për shkak se nuk plotësojnë të gjitha kushtet për një martesë të ëndërrave të tyre.


Kështu, sipas kërkimit, janë rritur në 41 për qind numri i çifteve që kërkojnë hua në bankë për të përballuar me më shumë qetësi e sidomos për të përmbushur pritshmërinë për ditën e madhe të jetës, kur do t’i thonë “po” njëri-tjetrit.

Nga 20 mijë kërkesat e paraqitura në Itali gjatë gjashtë muajve të fundit, për kredi, e që janë përfshirë në kërkimin e kompanisë, përqindja e atyre që e kanë kërkuar huanë për martesa dhe ceremoni përfaqëson 2.4 për qind të totalit kombëtar.

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :