Data : 12 12 2017
KryeTitujt :

Islanda kalon në avantazh, zbehen shpresat e kombëtares

Islanda kryeson me rezultatin 2 me 1 në ndeshjen ndaj Shqipërisë, një sfidë kyçe për kualifikimin e Shqipërisë në Botërorin e Brazilit.Në minutën e pestë janë islandezët që rrezikojnë përmes G. Sigurdsson me një goditje jashtë zone, por pret portieri ynë.Por një kundërsulm perfekt nga kombëtarja jonë sjell golin për kombëtaren nga Valdet Rama.Në minutën e nëntë Rama merr përsipër nga e majta e sulmit, shmang një mbrojtës kundërshtar dhe pa hyrë në zonë, godet fuqishëm tokazi me të djathtën duke shënuar një gol të mrekullueshëm.Pas shënimit të golit, Islanda përgjigjet dhe një gabim në zonën tonë për pak sa nuk u dhuron atyre një gol.Por islandezët ngulmojnë dhe arrijnë të shënojnë pas një gabimi të mbrojtjes sonë.Në minutën e 13-të një krosim nga e djathta e sulmit islandez nuk largohet siç duhet nga Teli dhe Bjarnason përfiton për të shtyrë topin në rrjetë nga fare afër.

Në minutën e 21-të është Kaçe, talenti i kombëtares, që gjuan nga jashtë zonës, por topi kalon pranë portës në të vetmin rast prej minutash të tëra.Koha e keqe dhe terreni i rrëshqitshëm e kanë bërë të vështirë lojën për kombëtaren tonë, ndërsa Dallku duket në ditën e tij të keqe.Në minutën e 37-të është një kombinim shumë i mirë mes Roshit dhe Salihit, por ky i fundit nuk godet siç duhet, edhe pse është shumë pranë portës.Në fillim të pjesës së dytë islandezët godasin menjëherë.Në minutën e 47-të Kolbein Sigthorsson shfrytëzon më së miri një krosim nga e djathta e Sevarsson për të dërguar topin në rrjetë në rrëshqitje e sipër.Shqipëria ka pikë të barabarta me Islandën, nga dhjetë, por Shqipëria ka golavarazh më të mirë.

Islanda i rrëmbeu kombëtares sonë një fitore në Tiranë, që ishte një goditje e rëndë në rrugën e eliminatoreve.Ndërkohë kombëtarja zvicerane ka përforcuar pozitat në vend të parë pasi fitoi 2 me 0 në fushën e Norvegjisë.Edhe Sllovenia është duke fituar me ekipin e Qipros me rezultatin 1- 0.

 

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Fundit