Data : 21 07 2018
KryeTitujt :

Islami, deklarata e parë si demokrat

ismaili-kastriot

Deklaratën e parë pas përcaktimit të listave të zgjedhjeve, Partia Demokratike ka zgjedhur ta japë përmes Kastriot Islamit, ish-deputetit socialist që tani do të garojë për një tjetër mandat në Kuvend në listën e demokratëve. 

Ish-deputeti socialist ka sulmuar atë që e quajti “dyshja klienteliste” në krye të Partisë Socialiste, Rama-Kokëdhima. Ky i fundit, sipas Islamit, ka përfituar tendera nga bashkia e Tiranës kur ajo drejtohej nga Rama, kohë në të cilën vetë Islami ka qenë drejtues i lartë i PS.

“Kokëdhima ka marrë 19 milionë dollarë në kohën kur Rama drejtonte bashkinë. Kur Rama dhe Koço ndanin tenderat, socialistët e thjeshtë e të ndershëm mbështesnin Ramën, pa e kuptuar se në këtë mënyrë kishin ndihmuar që të mbushnin thesin e Koços dhe që ai të forconte praninë në Partinë Socialiste”, deklaroi Islami.


Duke shmangur deklaratën e drejtpërdrejtë për të kërkuar vota në emër të PD, nën siglën e të cilës garon këtë herë, Islami bëri të kundërtën, kërkoi votë penalizuese për Edi Ramën.

“Në këtë situatë, detyra për të ndaluar ardhjen në pushtet për të mbushur me lekë Koçon nuk është detyrë e socialistëve të ndershëm, por detyrë kombëtare”, u shpreh Islami. 

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :