Data : 21 07 2018
KryeTitujt :

Ish-burri më i shëndoshë në botë pozon nudo

Paul Mason, ish-burri më i shëndoshë në botë me 444 kilogramë, tashmë ka rënë rreth 300 kg dhe ka pozuar nudo për të treguar lëkurën e rënë të cilën mjekët refuzojnë t’ia heqin me operacion. 

52-vjeçari britanik humbi 2/3 e peshës së tij trupore me anë të një operacioni gastrik që i reduktoi stomakun. Me këto poza për ‘The Sun’, Mason shpreson që mjekët të binden për t’i hequr lëkurën e varur që i mbulon këmbët.

“Dua që mjekët të shohin gjendjen time dhe të binden për të më ndihmuar”, shprehet Paul, i cili dikur konsumonte 20 mijë kalori në ditë, 10 herë më shumë nga norma e lejuar.

Por, doktorët thonë se 52-vjeçari duhet të ketë një peshë trupore të qëndrueshme për dy vite me radhë në mënyrë që të operohet.

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :