Data : 24 05 2018
KryeTitujt :

Iran, gratë përjashtohen nga gara presidenciale

iran

Një gjykatë kushtetuese në Iran përjashtoi nga kandidimi për pozicionin e presidentit të të gjithë kandidateve femra, informuan mediat iraniane ditën e premte. 

Mohammad Jazdi, një klerik anëtar i gjykatës më të lartë në vend, theksoi se kushtetuta përjashton të drejtën e grave për të drejtuar vendin.

30 gra ishin regjistruara si kandidate të mundshme, për të pasuar presidentin aktual Ahmadinejad, ndonëse përjashtimi i tyre ishte i pritshëm.

Konstuticionalistët ndërkombëtare thonë se Kushtetuta Iraniane është e paqartë në lidhje me këtë sanksionim, i cili nuk shkruhet shprehimisht, ndonëse mbetet në praktikën ligjore të vendit aziatik.
Në çdo rast, ky interpretim diskriminues pritet të krijojë një debat të brendshëm ligjor dhe të vendosë Iranin në qendër të kritikave të organizatave ndërkombëtare, që mbështesin të drejtat e barabarta midis njerëzve.


Në total, 686 kandidatë u regjistruan për zgjedhjet e 14 qershorit.

Një prej figurave më kontradiktore dhe polemizuese të politikës ndërkombëtares, presidenti aktual Ahmadinejad detyrohet të lërë pushtetin pas tetë vitesh, pas përfundimit të mandatit të tij të dytë.

Midis morisë së kandidatëve, dy emra spikasin mbi të gjithë, këshilltari kryesor dhe i përzgjedhuri i presidentit aktual, Esfandiar Rahim Mashaei dhe paraardhësi i Ahmadinejad, ish-presidenti reformator Akbar Hashemi Rafsanjani.

Lista totale e kandidatëve presidencialë pritet të përcaktohet më vonë gjatë majit, pasi Lideri Shpirtëror i Vendit, Ajatollah Ali Khamenei ka të drejtë të përjashtojë nga listat secilin kandidat që do të shohë si të papërshtatshëm.

Nën drejtimin e Ahmadinejad, Irani është bërë subjekt i sanksioneve të ashpra ndërkombëtare për shkak të programit të tij bërthamor dhe është kërcënuar me luftë prej SHBA-së e Izraelit, prandaj zgjedhjet e qershorit konsiderohen si vendimtare, për të përcaktuar kursin e ardhshëm të vendit.

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :